Përplasen mjetet, dy viktima/ Aksident në aksin Krumë-Golaj, një i plagosur

Numri i viktimave të aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës shkoi në 2.
Mëngjesin e kësaj të marte ndërroi jetë edhe pasagjeri që udhëtonte në njërën nga makinat që u përfshi në përplasjen fatale.
Pasagjeri Zef Neçi udhëtonte me shoferin që fatkeqësisht ndërroi jetë në vendngjarje një ditë më parë.
Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së hënës në fshatin golaj të hasit.
dy makina tip benz u përplasën ndërsa humbën jetën edhe shoferi edhe pasagjeri në të njëjti mjet.
shoferi i makinës tjetër, nje 23-vjeçar që u aksidentua ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jeten.
Viktima e dytë e këtij aksidenti Zek Neçi u transportua fillimisht për ndihme mjekesore në spitalin e Kukësit e me pas drejt traumës në tirane. sipas mjekëve Neçi kishte hemoragji të brendshme të organeve jetësore. /abcnews.al