E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasen në ajër 2 avionë ushtarakë francezë, humbin jetën 2 persona

Dy avionë ushtarakë francezë janë përplasur në ajër në lindje të vendit, e për pasojë dy persona, mes të cilëve edhe një prej pilotëve kanë humbur jetën.

Ndërsa piloti tjetër ka arritur të mbijetojë pasi është hedhur nga avioni.

Lajmi u bë me dije nga Presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), i cili shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

 “Me pikëllim mësojmë vdekjen e kapitenit Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens në një aksident ajror në një mision stërvitor Rafale. Kombi ndan dhimbjen e familjeve dhe vëllezërve të tyre në armë në bazën ajrore 113 në Saint-Dizier” në Francën lindore”, postoi Macron në X.

Nuk është zbardhur ende shkaku i përplasjes së avionëve, por autoritetet ushtarake të vendit po kryejnë hetimet përkatëse.

 “Autoritetet ushtarake do të raportojnë për shkaqet e aksidentit”, tha prefektura lokale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›