Përplasen tre makina në Sauk, një i plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Sauk, Tiranë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete. Si pasojë i plagosur ka mbetur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje./vizionplus.tv