E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset anija turistike me betonin e portit, 6 të plagosur në ishullin grek

Greqi- Një aksident detar ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Zakynthos.

Një anije pasagjerësh-turistike që mbante 24 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit u përplas me blloqe betoni ndërsa po kthehej në portin e Agios Nikolaos, Volimon.

Përplasja rezultoi në plagosjen e gjashtë pasagjerëve , ndërsa autoritetet vazhduan me arrestimin e kapitenit 41-vjeçar grek dhe ndalimin e lundrimit të anijes.

Hetimi paraprak vazhdon për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›