E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje një qytetar/ Arrestohet pas gjashtë vitesh autori, i dënuar me dy vjet burg

LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar,i dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka aksidentuar për vdekje një qytetar në vitin 2019.

I arrestuari është Eduart Sharra, alias Eduart Nikolli,  banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motomjeti/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›