E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasja Meta- Basha, PS: Presidenti po sillet aktor politik, po përcakton të ardhmen e tij

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta. Zoti Gjiknuri tha se kreu i shtetit po sillet si aktor i deklaruar politik, ku, sipas tij, po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës. Ky është reagimi i parë i socialistëve pas përplasjeve të forta ndërmjet Metës dhe Bashës, i cili akuzoi kryedemokrati për pabesi në çështjen e zgjidhjes së krizës së zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Si i komenton qëndrimet e fundit të Ilir Metës, i cili duket se ka ndryshuar disa herë qëndrim gjatë legjislacionit te tij?

Gjiknuri: Nuk e di çfarë ka thënë presidenti. Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti, si aktor i deklaruar politik si duket, po përcakton të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.

Në 26 nëntor flitet që do bëhet një takim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, cilat janë detajet?

Gjiknuri: Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare. Këto janë detaje që duhet ti kërkoni në qeverinë shqiptare. Unë jam drejtues i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike në këtë qark.

Komisioni i reformës zgjedhore është drejt fundit. Cilat janë risitë?

Gjiknuri: Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›