E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja Trump-Zelensky, Topjana: Ja si mund të arrihet armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë

Gazetarja dhe pedagogia Greta Topjana ka komentuar në Quo Vadis në Vizion Plus përplasjen e Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Topjana tha se zakonisht takime të tilla bëhen me dyer të mbylluara. Gazetarja theksoi se arroganca e Zelenskyt e tepruar është komentuar si e tillë te Trump.

Greta Topjana shtoi se nga përplasja u pa sikur Trump do të favorizojë Rusinë, teksa nënvizoi se për të arritur një armëpushim duhen lëshime nga të dyja shtetet.

Topjana: Takime të tilla priteshin që do bëheshin, por janë takime që zakonisht bëhen me dyer të mbyllura. Janë shumë teori. U fol pak për Trump, i cili ka ruajtur imazhin si i drejtëpërdrejtë. Arroganca e Zelenskyt e tepruar është komentuar si e tillë te Trump. U pa sikur Trump do të favorizojë Rusinë. Por, për të arritur një armëpushim, duhet që të dyja palët të lëshojnë. Një deklaratë e fortë, në 2024 Trump tha se luftën në Ukrainë do ta zgjidhë brenda 24 orëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›