E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasja e armatosur në Sudan, forcat rivale luftojnë për pushtet. Vendi përfshihet nga kriza humanitare

Të paktën 56 civilë janë vrarë në Sudan në luftimet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).  

Unioni i mjekëve sudanez thotë se dhjetëra ushtarë kanë pësuar viktima dhe të paktën 595 persona janë plagosur në të gjithë vendin.

Avionët luftarakë u janë pare në pjesë të ndryshme të Khartoum-it, duke synuar me sa duket vendndodhjet e RSF-së duke përdorur sulme ajrore.

Ndërkaq, televizioni shtetëror i Sudanit ndërpreu transmetimin e tij të dielën pasdite, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters, megjithëse nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen.

Ndërprerja e transmetimit erdhi pas luftimeve midis ushtrisë sudane dhe grupit kryesor paraushtarak të vendit që shpërthyen të shtunën.

Nga ana tjetër, arabia Saudite bën thirrje për qetësi. Ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan bin Abdul ka zhvilluar biseda telefonike me liderët e fraksioneve ndërluftuese në Sudan dhe ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përshkallëzimit ushtarak midis dy palëve, transmeton Al Jazeera. 

Ai foli me liderët e të dy palëve – Gjeneral Abdel Fattah al-Burhan, kreu i Këshillit Sovran qeverisës kalimtar të Sudanit dhe me kreun e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, thotë agjencia e lajmeve Reuters. Ndërkohë vendi është përfshirë nga kriza humanitare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›