E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasja e helikopterëve në Japoni, vijojnë kërkimet për 7 anëtarët e ekuipazhit

Vijojnë kërkimet nga marina japoneze për shtatë anëtarët e ekuipazhit në Oqeanin Paqësor pas përplasjes së dy helikopterëve mbrëmjen e së shtunës (20 prill).

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e njërit prej anëtarëve të ekuipazhit dhe kutitë e zeza ndërsa vijojnë kërkimet për anëtarët e tjerë.

Kryeministri Fumio Kishida teksa ka shprehur keqardhjen për tragjedinë e rëndë, mbajti zi për tragjedinë në parlamentin e sotëm (22 prill).

“Është për keqardhje të madhe që ne humbëm personelin tonë pasi ata u angazhuan në trajnime shumë të vështira, natën vonë,” tha ai.

Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht përplasjen, e cila ndodhi pranë ishujve Izu, të cilët shtrihen jo shumë larg nga kontinenti, rreth 600 km (372 milje) në jug të Tokios.

Regjistruesit e fluturimit të marrë nga të dy avionët nuk zbuluan probleme teknike.

“Së pari ne bëjmë çmos për të shpëtuar jetë. Helikopterët kishin “bërë stërvitje për të luftuar nëndetëset gjatë natës”, tha ministri japonez i mbrojtjes Minoru Kihara Të dy helikopterët mbanin nga katër anëtarë ekuipazhi gjatë stërvitjeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›