E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasja e trenave në Greqi, pamjet me dron nga tragjedia

Pamjet e kapura nga një dron tregojnë pasojat e një aksidenti tragjik në Greqi, ku një tren me pasagjerë u përlasë me një tren mallrash.

Operacionet e kërkim-shpëritmit vijojnë ende për gjetjen e të bllokuarve nën rrënoja, ndërsa vinçat heqin vazhdimisht pjesë të trenit për t’i krijuar mundësinë zjarrfikësve të kontrollojnë brendësinë e vagonëve.

40 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani dhe 85 të plagosur, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›