E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasja fatale në Korçë, shoqërohet drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident

KORÇË- Përplasja e dy makinave mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Pogradec-Korçë rezultoi fatale për njërin prej drejtueseve të automjeteve.

Në aksident humbi jetën Aurel Çipi, 28-vjeç, nga Korça.

Policia ka shoqëruar në orët e para të mëngjesit, drejtuesin e makinës tjetër, që u përfshi në aksident.

Bëhet fjalë për Klevis Laraku, 29 vjeç. Ai po merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për rrethanat e ngjarjes tragjike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›