E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja në bashki, banorët e Çërravës vijojnë protestën për lirimin e Muçllarit

Banorët e fshatit Çërravë kanë vijuar protestën edhe këtë të martë në qendër të fshatit.

Shkak është bërë arrestimi i 27-vjeçarit Kevi Mucllari, pas një debati që ka pasur një ditë më parë me këshilltarin e PD, Engjëll Shyti, me të cilin u konfrontua edhe fizikisht.

Banorët kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit, pasi sipas tyre ai është provokuar nga këshilltari i PD brenda ambienteve të këshillit bashkiak.

Ditën e hënë, në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit, 20 këshilltarë kanë votuar projektvendimin për dhënien me qira të një sipërfaqe prej 35 hektarësh tokë, ndërkohë që 35 hektarë të tjera i kanë lënë kullotë për banorët e fshatit Çërravë.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga një përfaqësi e fshatit, ku ka qenë i pranishëm edhe 27-vjeçari Kevi Mucllari, i cili kundërshtoi me forcë vendimin e këshillit bashkiak.

Këtë të martë ka reaguar edhe Këshilli Bashkiak i Pogradecit, duke sqaruar situatën. Sipas njoftimit, projektvendimi është miratuar pasi është dakordësuar me banorët e Çërravës për dhënien me qira të tokave me status pemtore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›