E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasjet në Kuvend/ Përjashtohet nga seanca Gazment Bardhi

Pas debateve me kryeministrin Edi Rama, Kuvendi ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat, Gazment Bardhi.

Një pjesë e deputetëve demokratë kanë lënë gjithashtu sallën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.

Rama dhe Bardhu u përplasën ashpër pasi deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i cilësoi akuzat shpifje të ulëta dhe i kërkoi Bardhit të fliste me emra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›