Perqafimi i xhihadit, nje tendence

Pas arrestimit te gruas se rekrutuar te militaneve qe ne media e quajten “Xhihad Xhejn”, policia irlandeze njoftoi arrestimin e nje tjeter qytetareje amerikane: Xhemi Polin Ramirez, 31 vjec, sekretare dhe nene e nje femije 6 vjec. 31 vjecarja e lindur ne Kansas City jetojne ne Kolorado e punonte ne nje klinike mjekesore.
Jeta e saj dukej e qete, por e ema tregon se Xhemi kalonte nje kohe te gjate perpara kompjuterit, ku mendohet se kishte hyre ne kontakt me ekstremiste nga lindja e mesme qe ndodheshin ne Europe.
Qe prej 2008-tes, gruaja filloi te ndiqte nje kurs ‘online’ mbi islamin, vishte rroba te gjata e nisi te mbulonte fytyren.
Ne muajin shtator u largua nga shtepia per te perfunduar ne Irlande, ku kerkoi t’i bashkohet nje grupi te vogel ekstremistesh te vendosur te vrisnin autorin e karikaturave te profetit Muhamed.
Grupi ku bente dhe pjese dhe “Xhihad Xhejn” u zbulua nga policia perpara se te arrinte te kalonte ne veprim.
Arrestimi i Ramirezit konsiderohet nga ekspertet si konfirmim i faktit qe rastet e auto-indoktrinimit nuk jane te pakta dhe se rreziku i joshjes nga idete ‘al kaediste’, mbetet i pranishem edhe mes perendimoreve.