E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry-Mayer rikthehen sërish

Disa javë më parë, Katy Perry deklaroi publikisht se është rikthyer beqare, ndonëse mbetet e dashuruar pas të dashurit të disa muajve, John Mayer.

Lidhja e këngëtares me muzikantin përfundoi në Mars, por gjatë një darke së bashku, Perry e Mayer nuk të jepnin fare përshtypjen e një çifti të ndarë.

Këngëtarja dhe njeriu i saj i zemrës u panë shumë pranë njëri-tjetrit dhe në kontakt të vazhdueshëm fizik, teksa u bashkuan në ambientet shik të Nju Jorkut.

Veshja e secilit prej tyre ra gjithashtu në sy. Ndërsa John u duk i sofistikuar, me një kostum elegant, Perry ishte gjithashtu tepër fine, me një fustan rozë mëndafshi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›