Perry e zhgënjyer me Rihannan
Krijuesja e hitit I Kissed A Girl me shumë xhelozi ka shikuar fotot e Rihannas, shoqes së saj më të ngushtë, taksa ajo ka shijuar pushimet në Francë së bashku me modelen Cara Delevingne.
Katy Perry, 28, u ka thënë shoqeve se ndihet e zhgënjyer se përse ajo nuk ishte ftuar nga Rihanna për këto pushime.
Shumë sinqerisht them se Katy ka pyetur nëse e ka ftuar Rihanna për këto pushime. Ajo i ka parë gjitha fotografitë e shoqes së saj më të ngushtë, kur ajo dhe Delevingne po shijonin pushimet. Katy e ka takuar Caran disa herë në Amerikë dhe mendon se është shumë vajzë e mirë, por nuk e kupton se si është afruar aq shumë me Rihannan ka thënë një i afërm i Perryt.