Përse Dumani ju drejtua Kuvendit për heqjen e imunitetit për Berishën? Ku “gaboi” ish-kryeminsitri

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, ku i ka kërkuar heqjen e imunitetit për ish-kryeminsitrin Sali Berisha.
Kërkesa e bërë nga SPAK vjen pasi ish-kryeminsitri Sali Berisha nuk zbatoi vendimin e dhënë më herët nga GJKKO, ndaj të cilit ishte dhënë masa e detyrimit të paraqitjes të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Në letrën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë theksohet se kërkesa për heqjen e imunitetit për ish-kryeminsitrin Berisha, vjen pasi ky i fundit nuk ka zbatuar vendimin e GJKKO.
“Me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur ndër të tjera, vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 112 datë 20.10.2023 ndaj personit nën hetim Sali Berisha, duke u urdhëruar ky i fundit të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00 para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe urdhërimi i këtij shtetasi të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr.Penale dhe ndalimi i përdorimit të pasaportës dhe dokumentave të tjera idnetifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit.
Duke mos qenë dakort me dy vendimet e mësipërme, nga ana e personit nën hetim dhe mbrojtësve të tij është ushtruar ankim. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, ka vendosur ndër të tjera miratimin e vendimit nr. 112 datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organziuar, të verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023 të së njëjtës gjykatë, ndaj ankuesit Sali Berisha.
Referuar proces verbaleve datë 06.11.2023, 20.11.2023 dhe 04.12.2023 të mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore/hetuesi, para të cilit duhet të paraqitej personi nën hetim Sali Berisha, rezulton se ky i fundit, nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës, duke mos u paraqitur asnjëherë para policisë gjyqësore”, thuhet në një pjesë të kërkesës drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.
Çfarë parashikon rregullorja e Kuvendit për këtë rast?
Pas marrjes së kërkesës nga ana e SPAK Kuvendi thërret Këshillin për Rregulloren e Imunitetit dhe Mandateve, për të marrë një vendim, më pas ky vendim kalon për votim në seancë plenare.
Më pas Prokuroria e Posaçme (SPAK) i drejtohet Gjykatës së Posaçme për zëvëndisim të masës së sigurisë nga ajo detyrtim për paraqitje në arrest në shtëpi apo arrest në burg.
Në rast se GJKKO vendos për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeminsitrit Sali Berisha, vendimi i kalon për ekzekutim Policisë së Shtetit.
Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij (autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurave në këtë nen për të gjitha veprat penale. Vendimi i Kuvendit për kufizimin e imunitetit është pjesë përbërëse e Rregullores si aneksi 1 isaj.
1.Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit i paraqiten Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori i Përgjithshëm. Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.
2.Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e 38) Shtuar pika 1/1 dhe ndryshuar pikat 1 dhe 4 me vendimin nr. 88, datë 24.2.2011 119 shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes.
3.Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 4 javëve, harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.
4.Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti vendoset si pikë e pare e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do të jepet ose do të rrëzohet dhënia e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit.
5.Procedura e parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohet edhe në rastin kur kërkohet autorizimi për arrestimin e një deputeti.
6.Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose të arrestimit të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.
7.Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ose për dhënien e autorizimit për arrestimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave. /Vizionplus.tv/