Perse amerikanet besuan Obamen

Barack Obama, për analistët, i fitoi zgjedhjet sepse u bë luftarak e pati një ekip më të mirë këshilltarësh, arkitektë të një fushate elektorale që nuk kishte të sharë.
Megjithatë, nuk e pati të lehte. Obama grumbulloi 303 vota elektorale, shumë më tepër se pragu i nevojshem i 270 votave që përcaktojnë udheheqësin e Shteteve të Bashkuara.
Nga nëntë shtetet e konsideruara “fushëbeteja”, Presidenti fitoi shtatë, duke humbur vetëm Karolinën e Veriut, ndërsa Florida ende nuk e ka nxjerre rezultatin.
Megjithate, fitorja e tij nuk ishte dërrmuese. Vota popullore tregoi se një diferencë tmerrësisht të ngushtë mes dy kandidateve. Atëhere cilat Zgjedhjet ne SHBASi fitoi Barack Obama Obama kthehet në Uashington Europa mirëpret Obamën ishin arsyet e ketij triumfi?
Ekspertet mendojne se ai i detyrohet pikë së pari faktit që presidenti bëri një fushate të palodhur, i mbajti shtabet elektorale të hapura në shtetet e lëkundura dhe e sfidoi pareshtur kundërshtarin.
Ajo e Obamës ishte fushata më e mirë. Kandidati demokrat i “shpreses dhe ndryshimit” mposhti biznesin e madh republikan nga nje shtet në tjetrin.
Fitorja e tij qe taktike. Ai nuk kishte shume letra në dore. Obama u rizgjodh, por politikat e tij nuk ishin patjeter ato më të mirat.
Kur votuesit u pyeten cili kandidat parashtronte sipas tyre, vizionin më të mire për të ardhmen, Romney fitoi sondazhin me 55% të preferencave, kundrejt 43% për Obamen.
As arritjen e madhe të presidentit, reformen e sistemit shëndetësor, shumica e zgjedhësve amerikanë nuk e pershendesin. por ideja që një pjesë e mirë e votuesve përqafuan pa ngurrim ishte rritja e taksave për personat me të ardhura vjetore mbi 250.000 dollarë.
Sa për republikanët, ajo që dhemb më shumë është fakti se zgjedhjet e 2012-tës, për ta ishin të fitueshme. Në zgjedhjet europiane të viteve të fundit, votuesit i kanë rrëzuar zakonisht lideret në pushtet gjate krizave ekonomike, edhe nëse faji për situatat e ngërçit nuk rëndonte aspak mbi ta.
Tani, kandidatit të shpreses dhe ndryshimit do t`i duhet të pergatitet për betejat e radhes.
Gati gjysma e vendit është e zemëruar me fitoren e tij dhe Obama do t’i duhej të përcjellë ndonje mesazh energjik ndryshimi gjate muajve në vazhdim.