E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse duhet Kadareja të fitojë Nobelin për Letërsinë në vitin 2013 (FOTO)

kadare—-Nga Nina Sabolik—- 

Unë duhet ta urrej Ismail Kadarenë. Duhet ta urrej sepse jam maqedonase dhe ai është shqiptar dhe sepse popujt tanë kanë qenë armiq ndër shekuj dhe kanë bërë luftra mes tyre njësoj si vitet e fundit ashtu edhe dekada e shekuj më parë! Është ky fillimi tronditës i një artikulli që mban një titull domethënës Përse Ismail Kadare duhet të fitojë Nobelin e Letërsisë për vitin 2013. Autorja sikundër mund të kuptohet është maqedonase, quhet Nina Sabolik dhe është doktore shkencash në Arizona State University.

Por arsyet pse ajo duhet ta urrejë Kadarenë nuk janë vetëm kaq pak andaj edhe në artikullin e saj të gjatë të publikuar nga faqja Letërsia botërore sot, studiuesja maqedonase vijon të thotë: Duhet ta urrej atë sepse në një takim të fundit të PEN-it

në Bled të Sllovenisë, ai ishte i vetmi që refuzoi të firmoste peticionin që e njeh Maqedoninë me emrin e saj konstitucional, një peticion i firmosur nga 70 anëtarë të PEN-it, përfshirë edhe 5 shkrimtarë të tjerë shqiptarë. Duhet ta urrej Kadarenë sepse sipas të gjitha gjasave ai ka bashkëpunuar me regjimin e Enver Hoxhës dhe nuk ka protestuar sa duhet kundër komunizmit, një regjim që ka bërë gjithfarë në Shqipëri, njësoj siç ka bërë edhe në ish-Jugosllavi-vijojnë arsyet tronditëse të kësaj studiueseje për ta urryer Kadarenë.

Por ana tjetër e medaljes nuk vonon e në të njëjtin paragraf shkruhet: Megjithatë, pasi lexova romanet e tij, unë jo vetëm nuk e urrej atë…por dua të nominoj atë për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2013. Lërmëni tjua shpjegoj PSE!

I lindur në Gjorokastër, aty ku janë vendosur ngjarjet e shumë prej romaneve të tij, përfshirë edhe një ndër më të mirët Kështjella. I lindur në të njëjtin qytet ku lindi edhe diktatori Hoxha, Kadare ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë për mëse 15 vjet përpara se të kërkonte azilin politik në Francë në vitin 1990. Ka shërbyer edhe në institucionin e drejtuar nga bashkëshortja e diktatorit. Por ai ka publikuar njëherazi edhe romanin Dimri i madh në vitin 1977, roman që thumbon atë që ndodhi pas ndërprerjes së marrëdhënieve të regjimit të Hoxhës me Rusinë Staliniste të vitit 1961. Sikurse shumë prej romaneve të tij i thurën lavde regjimit përgjatë 30 viteve të krijimtarisë së tij. Por veçmas shumësisë së veprave qëndron Nëpunësi i pallatit të ëndrrave që daton në vitin 1981 që heq paralele lehtësisht të lexueshme dhe therëse mes regjimit të diktatorit Hoxha dhe një vendi të stisur që na çon në shenjat e disidencës nëpërmjet ëndrrave-shkruan studiuesja maqedonase.

Tani ajo i ka lënë pas arsyet për ta urryer shqiptarin Kadare sepse vepra e tij kapërcen kufijtë e nacionales.

Andaj edhe vijon më tej në këtë analizë të hollësishme në kërkim të elementëve kritikë të Kadaresë ndaj regjimit të Hoxhës duke u ndalur veç të tjerash në atë që ajo e cilëson sulm mbi idenë e denacionalizimit.

E për të shkuar te titulli, Pse Kadareja duhet të fitojë Nobelin, studiuesja Nina Sabolik shkruan diç kurajoze kur thekson: Të gjitha kundërshtimet kryesore për nominimin e Kadaresë për Çmimin Nobel dhe mos laureimin e tij me të, rrjedhin nga një burim i vetëm: paaftësia e një audiencë Perëndimore për të lënë pas provincializmit vet kulturor e për të vlerësuar një shkrimtar që nuk nuk i përshtatet stereotipit të letërsisë botërore siç James English e përshkruan atë…sepse letërsia e tij është një përzjerje e jashtëzakonshme shijesh lokale e multikultutore.

Ajo vijon më tej duke shkruar se, sa i takon një tjetër kundërshtimi, si ai që edhe edhe mendoja se ishte arsye për ta urryer Kararenë, se nuk ka qenë mjaftueshëm disident ndaj regjimit të Hoxhës, është një mos kuptim tipik i audiencës Perëndimore.

Kadare nuk ka guxuar ta sulmojnë atë lopë e shenjtë të të gjitha perandorak ideologji perëndimore-liri. Ai ka guxuar të tregojë se liria që komunizmi pati sukses nuk ka qenë përfundimi i lumtur që shtypi perëndimor e ka bërë atë të jetë, në fakt, ajo mund të jetë edhe më keq se komunizmi vetë. Kadare nuk ka guxuar ta sulmojë lopen e shenjtë të ideologjisë imperialiste. Ai ka guxuar të tregojë se liria që komunizmi pati sukses nuk ka qenë përfundimi i lumtur që shtypi perëndimor e ka bërë atë të jetë, në fakt, ajo mund të jetë edhe më keq se komunizmi vetë.

Për tu kthyer të Çmimi Nobel, Oskari i letërsisë botë…çfarë do të thotë idealizëm apo një krijim letrar i një drejtimi ideal sot?  Idealistë nuk janë ata njerëz të cilët jetojnë në një kullë fildishi, duke kërkuar nga dritarja e ngushtë një botë të paqes, të qetë dhe të lumtur. Për Kadarenë, të vazhdojmë të shkruajmë kritikat e zymta, por-të sigurta të një të kaluare të largët komuniste do të kishte qenë mënyra më e lehtë për ta lënë jashtë, ajo do të kishte çimentuar reputacionin e tij si atij shkrimtarit të madh të Evropës Lindore, i cili kritikoi atë çka komunizmi ka qenë.

Por në vend të kësaj, Kadare zgjodhi të komentojë mbi gjërat që janë të pakëndshme, për gjëra që për ne aq sa edhe për të, ngrenë më shumë pyetje se sa japin përgjigje…pyetje që nuk kanë asnjë përgjigje në të tashmen por që mund të mos kenë as në të ardhmen. Ky është idealizmi! Dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të jetë fituesi i Çmimit Nobel për vitin 2013.

Marrë me shkurtime nga World Literature Today, klikoni këtu 

◄ Pas Para ► Foto    1 / 3

Përse duhet Kadareja të fitojë Nobelin për Letërsinë në vitin 2013

◄ Pas Para

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›