Përse rrufeja godet më shumë meshkujt se femrat?
Është e ditur për shumëkënd që rrufeja vret më shumë meshkuj. Kështu, të dhënat për SHBA-në thonë se vriten 82 përqind meshkuj nga rrufeja e vetëm 18 përqind femra. Nga 648 persona të vrarë nga rrufeja në 13 vjet, shumica dërrmuese kanë qenë meshkuj. Por përse ndodh kështu? Studiuesit thonë se përgjigja është shumë e thjeshtë: meshkujt janë të pakujdesshëm e moskokëçarës. Kështu, në dy raste të fundit, njëri i vra teksa luante golf, kurse një tjetër duke luajtur bejsboll. Femrat nuk rrezikojnë kaq shumë kur bie puna tek rrufetë. Sepse nuk ka rëndësi nëse je mashkull a femër, në rast se ka një stuhi me rrufe, atëherë duhet thjesht të jesh brenda.