E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshkallëzohet protesta e studentëve te Ministria e Arsimit, shkatërrojnë gjithçka! Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë, disa të shoqëruar (FOTO)

Përshkallëzohet protesta e studentëve te Ministria e Arsimit.

Mes tubuesve edhe persona të shumtë që nuk përfaqësonin studentët, që të maskuar shkulën pllakat e trotuarit dhe me sende të forta sulmuan institucionin.

Hodhën gurë duke thyer xhamat dhe shkatërruar gardhin rrethues e kangjellat. Policia i shpërndau dhe më pas bëri disa shoqërime të tyre. Pati edhe një efektiv të lënduar.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe topa uji kundër tyre.

Skenat e dhunës vazhdojnë tek “Rruga e Durrësit”, ndërsa protestuesit kanë shpërthyer në dhunë ekstreme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›