E Diel, 1 Nëntor 2026

Përshtatën banesën për kultivimin e lëndëve narkotike, ndalohet 16-vjeçari në Shkodër, në kërkim 35-vjeçari

Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6” në Shkodër. Specialistët ndaluan një 16-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për bashkëpunim me A. V., 35 vjeç, në kultivimin e bimëve narkotike në një banesë në lagjen “Ndoc Mazi”. Puna për kapjen e 35-vjeçarit vijon.

Gjithashtu u ndalua P. N., 24 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Vijon operacioni policor i koduar “Neonët 6”, kapet njëri nga shtetasit e shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan 16-vjeçarin që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.

Gjithashtu, këta specialistë ndaluan shtetasin P. N., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›