E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personat me aftësi të kufizuar, kërkohet shërbim në banesë dhe komunitet

Sherbimi ne banese dhe komunitet eshte nje standart i ri qe kerkohet nga institucionet dhe pushteti vendor per personat me aftesi te kufizuar.

Drafti i ri eshte prezantuar ne Lezhe nga shoqata “Ndihmoni Jeten”, ku jane prezantuar risite dhe veçantite e ketij sherbimi te ri per kete kategori personash. Aferdita Seiti, aktiviste e te drejtave te personave me aftesi te kufizuar ka bere te ditur se ky sherbim i ri i mundesohet kesaj kategorie ne ambjentet ku ata kryejne funksionet jetesore.

Ne trajnimin e organizuar kane marre pjese perfaqësues te sherbimit social shteteror ne Lezhe, ata te njesive vendore dhe organizatave te ndryshme qe merren me personat me aftesi te kufizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›