E Diel, 1 Nëntor 2026

Personazhi i dhunshëm në “Kick Ass 2”

Është një rol që i ka dhënë miliona dollarë, por Jim Carrey ka thënë se që pas tragjedisë në shkollën fillore “Sandy Hook” dhjetorin e kaluar, ai nuk e duron dot nivelin e dhunës së filmit “Kick Ass 2”.

Aktori 51-vjeçar luan rolin e një ish-pjesëtari të mafias që shndërrohet në një kundërshtar të krimit dhe udhëheq një bandë që lufton të këqinjtë. Por, natyra e dhunshme e filmit ka lënë shenjë tek kanadezi, i cili ka vendosur mos ta promovojë atë.

Carrey shkroi në Twitter: “Mbarova xhirimet e Kick Ass një muaj para tragjedisë së Sandy Hook dhe tani mendoj se nuk e përballoj dot atë nivel dhune. Dua t’i kërkoj falje të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në film për këtë që po them. Nuk jam i turpëruar nga filmi, por ngjarjet e fundit më kanë prekur shumë”, tranmseton TCH.

Xhirimet e filmit nisën në shtator të vitit 2012 dhe kanë përfunduar në nëntor të vitit 2012, disa javë para se Adam Lanza të vriste 28 persona, shumica fëmijë, në një shkollë fillore të Konektikatit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›