E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, autobusi bie në humnerë, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një autobus që i transportonte ka rënë në një humnerë rreth 200 metra.

Mjeti ishte duke udhëtuar nga Sayapullo në Trujillo, në departamentin e La Libertad, rreth 600 kilometër në veri të Limës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave mund të shtohet duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të disa të plagosurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›