E Enjte, 5 Nëntor 2026

Peru, jep dorëheqje kryeministri dhe kabineti, betohet qeveria e re

Kryeministri i Perusë, Guido Bellido dhe i gjithë kabineti ka dhënë dorëheqje, ndërsa anëtarët e rinj të kabinetit përfshirë edhe kryeministren e re të emëruar, Mirtha Vasquez, kanë dhënë betimin.

Sipas lajmeve në mediat e Perusë, presidenti i vendit, Pedro Castillo, konfirmoi se kabineti dhe kryeministri Bellido kanë dhënë dorëheqje.

Castillo, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në vend, më 28 korrik ishte betuar në parlament.

Nga ana tjetër, kryeministrja e re Mirtha Vasquez dhe ministrat e rinj dhanë betimin.

Ministri i Jashtëm i vendit u emërua Oscar Maurtua, ministri i Mbrojtjes Walter Ayala, ndërsa ministri i Brendshëm Luis Barranzuela.

Pas dorëheqjeve, të cilat shkaktuan një krizë menaxhimi në vend, kabineti i ri u betua brenda pak orësh dhe zyrtarisht mori detyrën.

Ndërkohë, sipas lajmeve në shtypin vendas, u pretendua se zyra e prokurorit ka hapur hetim pas deklaratave të Bellidos për terrorizmin, që shkaktoi polemika në vend, dhe konflikti i tij me Presidentin Castillo për disa çështje luajti një rol në dorëheqjen e tij./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›