Perurohet HEC-i i Ashtes
E marte 18 Shtator 2012 1416
HEC-i i AshtesEdhe pse zgjedhjet parlamentare parashikohen ne veren e vitit 2013 fushata elektorale tashme ka nisur. Nje pjese kabinetit qeveritar eshte zhvendosur ne Shkoder per inaugurimin e hidrocentralit te Ashtes.
Ne nje ambient te dekoruar me ngjyre blu nga tapeti e deri tek veshjet e vajzave qe kujdeseshin per ceremonine eshte zhvilluar perurimi. Permes batutave Kryeministri i ka uruar vetes dhe numrit dy te partise demokratike Jozefina Topalli jetegjatesi politike. Duke deklaruar si zgjidhje te krizes ekonomike mbeshtetjen e biznesit kryeministri i njohu vetes meritat e perkrahjes e sipermarresve private dhe zhvillimin e lirive ekonomike. Nderkohe inaugurimi i turbines kryesore te hidrocentralit te Ashtes eshte bere nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe homologia e saj edhe pse shishja e shampanjes nuk u thye sic ishte planifikuar. Hidrocentrali i Ashtes eshte ndertuar gjate 30 muajve te fundit. E gjithe energjia qe do te prodhohet nga Ashta do te blihet te pakten per 15 vjet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.
Komente
Facebook