E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përurohet Qendra Rinore Multifunksionale në Mat, i shërben 3,200 të rinjve

TIRANË, 30 janar /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Qendrës Rinore Multifunksionale në Bashkinë Mat.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se të rinjtë e Matit, tashmë kanë hapësirën e tyre.

“Një hapësirë e re moderne, e cila do t’i shërbejë 3200 të rinjve të Burrelit, ku do të zhvillohen aktivitete të shumllojshme. Ky projekt i mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, i realizuar nga Bashkia Mat, do të jetë vendtakimi për të rinjtë, duke ofruar mundësi për trajnime, ndarje të ideve mbi sipërmarrjet inovative dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet”, tha ministrja Muzhaqi në postimin e saj në rrjetet sociale.

Nga përurimi i Qendrës Rinore Multifunksionale në Mat, e pranishme edhe Ministrja e Shtetit për... 1 nga 20

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›