E Diel, 1 Nëntor 2026

Perurohet godina e re e Avicionit Civil

Në oborrin e godinës të sapo inauguruar të Aviacionit Civil kryeministrin Berisha e krahasuan me reaktiv: Ti ecën shpejt dhe përpara
Por atij i pëlqen më shumë simbolika e uraganit

Atmosfera pozitive tha kryeministri do të shndërrohet në vota masive për Partinë Demokratike. Duke folur sërish me shifra kujtoi se shqiptarët këto vite po lëvizin me ritme të shpejta, ndërsa pak vite më parë numri i pasagjerëve ishte 700 mijë, sot është 1 milion e 700 mijë

Kundërshtari politik thotë që Berishës nuk i besojnë më, por kryeministri i dha të paktën një shembull të besimit në qeverinë e tij, aprovimin e pritshëm të TAP , i cili kalon nëpër Shqipëri. Është një mesazh që demokratëve ua la si detyrë t’ia thonë në derë çdo zgjedhësi së bashku me programin e tyre
“Detyra juaj është dhe e theksoj edhe njëherë që fitorja është në duart tuaja. Asnjë zgjedhës nëse do të paraqitet sa më mirë platforma jonë s`ka arsye ta refuzoj atë pasi kjo është platforma e integrimit, dhe të gjithë qytetarët pa dallime partiale e duan integrimit. Kjo është pltaforma e zhvillimit dhe e projekteve gjigande dhe shqiptarët pa dallime partiake duan ta gëzojnë atë, është platforma e punësimit dhe qytetarët e duan punësimit. Prandaj dhe të organziojmë ne dhe të japim mesazhin e shkëlqyer të hapin sheshet e Shqipërisë për një bashkim të paprecendë të shqiptarëve në fitoren e 23 qershorit”
Mesazhi i fundit është sërish për Edi Ramën
“ Pasi ka humbur çdo betejë me mua dhe tani ka nisur betejën e moshës, Regani ka thënë pjekurinë nuk ja bëj dot”-përfundoi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›