E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervjetor tragjik i revolucionit ne Egjipt

Të paktën shtate persona humbën jetën pas protestave te dhunshme që përfshinë të gjithë Egjiptin, ne dy vjetorin e kryengritjes qe rrezoi nga pushtetit ish-presidentin Hosni Mubarak. Agjensia e lajmeve MENA raportoi per mbi 450 të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shendetesise tha se gjashte nga vrasjet ndodhen në qytetin e Suezit, ku protestuesit qelluan me gure dhe shishe Forcat e Armatosura.

Te shtunen trupa shtese u vendosen ne qytetin bregdetar te Suezit, pasi situata u cilesua nga autoritetet “jashte kontrollit”.

Ne sheshin Tahrir, në Kajro protestuesit qelluan me gure policine e cila u kunderpergjigj me gazlotesjelles. Protestat vazhduan per ore te tera prane Ministrise se Brendshem, nderteses se televizionit shteteror dhe pallatit presidencial.

Tensione u shenuan edhe ne Aleksandri, Port Said, Mahalla dhe Ismalia. Protestuesit te lidhur me grupe liberale dhe laike e shfrytezuan kete, per te ushtruar presion ndaj presidentit Mohamed Mursi dhe partise se tij “Vellezerit Myslimane”, per te modifikuar Kushtetuten e Re te vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›