E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjedhja e futbollistëve për kombëtaren, Kuzhe i kënaqur nga grumbullimi

Trajneri i kombetares se Shqiperise Josip Kuzhe eshte shprehur i kenaqur nga grumbullimi shtateditor ne Turqi me futbollistet kandidate per te veshur fanellen kuqezi. Sipas teknikut kroat, zbori me lojtaret e rinj ka qene shume i rendesishem per te ardhmen e skuadres perfaqesuese.

“Sic e dini kjo periudhe eshte e vlefshme per ndertimin e skuadres per
eliminatoret e ardhshme. Per kete arsye, grumbullimi ne Antalia ishte
shume i rendesishem, pasi tashme kam ide me te qarta ne lidhje me
futbollitet qe mund te jene pjese e saj ne te ardhmen. Sigurisht, disa
nga ata i kam pare edhe me pare, ndersa te tjere grumbulloheshin per
here te pare. Mora sinjale pozitive dhe negative, por ne pergjthesi,
mund te them se jam i kenaqur me kete grumbullim” thot Kuzhe.

Kuzhe ka zbuluar edhe disa nga emrat e lojtareve qe sipas tij kane
potencialin per te qene pjese e kombetares se pare. Bala, Roshi, Veliu
apo Cikalleshi jane evidentuar nga Kuzhe, megjithese kroati ka theksuar
se ata duhet te vijojne te sterviten edhe individualisht.

“Mund te them se disa nga futbollistet e rinj, si Bala, Roshi, Veliu i
kane te gjitha mundesite te jene pjese e kombetares, por duhet te them
se duhet te vijojne pergatitjetet edhe ne planin individual. Une dhe
stafi im teknik mund t’i ndihmojme ne kete drejtim, sigurisht pa
nderhyre ne punen e klubeve kua ata luajne” thote Kuzhe. 

Josip Kuzhe do te vazhdoje te ndjeke nga afer te gjithe lojtaret e
evidentuar ne grumbullimin shtateditor te Antalias.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›