Përzgjidhet për restaurim “Tomka dhe shokët e tij"
TIRANE-Filmi i njohur i regjisores Xhanfise Keko “Tomka dhe shokët e tij” pritet të restaurohet së shpejti.
Edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka bërë të ditur se, ky do të jetë filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center).
Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Ndërkohë bëhet me dije se vazhdojnë shfaqjet e punës së parë të Projektit të Kinemasë Shqiptare “Nëntorit të dytë” të restauruar.
Pas "Nëntori i dytë" janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, "Ballë për Ballë", "Kapedani" dhe "Ngadhënjim mbi vdekjen".
Ndërkaq që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP dhe pastaj për një publik më të gjerë.
Shumë prej filmave ruhen në magazina me kushte jo të përshtatshme dhe tani janë në rrezik për të humbur përgjithmonë.
(m.s/ATSH/BalkanWeb)