Pesë ditë nga zgjedhjet, PD nuk gjen dot komisionerë për qendrat e votimit
Partia Demokratike me në krye Enkelejd Alibeajn duket se po has vështirësi në gjetjen e komisionerëve për qendrar e votimit.
Na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet lokale, PD e Alibeaj ende nuk ka mundur të gjejë 422 komisionerë që i nevojiten në qendrat e votimit. Po ashtu ende nuk ka dërguar komisionerët edhe PSD për 450 qendra votimi, ndërsa Partia e Lirisë për 75 qendra votimi.
Ditën e sotme ka nisur dhe shpërndarja e mterialeve zgjedhore në të gjithë vendin, por një problematik është se ende nuk ka në 100 qendra votimi operatorë për pajisjen e identifikimit biometrik.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
