Pese gardistet Kasaj doli nemesnate nga kryeministria
TIRANE- Pese efektiva te Gardes se Republikes gjate marjes ne pyetje rreth kater vrasjeve e shtate plagosjeve ne protesten e 21 janarit mes te tjerash kane deklaruar para prokuroreve te Tiranes se ate dite nga kryeministria ka dale ne mesnate dhe shefi i IT-se Armand Kasaj. Keto deklarime i shtohen listes se provave te reja te organit te akuzes e cila ngre dyshime te forta qe sipas saj bazohen ne fakte se administratori i serverit Armand Kasaj eshte njeriu qe ka fshire pamjet filmike dhe me pas riformatuar 7 here memorjen e kompjuterit. Sic mesohet ne deshmine e tyre pese gardistet emrat e te cileve nuk behen me dije nga prokuroria kane nenvizuar se inxhinieri i IT-se ka dale nga kryeministria ne mesnaten e 22 janarit. Deshmia e tyre perputhet dhe me daljen elektronike ku sic mesohet Kasaj ne momentin qe ka lene godinen e kryeministrise ka vendosur karten eletronike ne system duke njoftuar daljen e tij nga ambjentet e brendshme te kryeministrise. Keto prova sipas prokurorise vertetojne ate qe akuza ka kerkuar ne gjykate per arrestimin dhe izolimin ne qeli te inxhinierit te IT-se Kasaj.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com