E Martë, 3 Nëntor 2026

Pesë të vrarë nga sulmi me dron pranë kufirit ukrainas

Një sulm nga një dron ukrainas vrau pesë persona, dy prej tyre fëmijë, në një rezidencë në një fshat rus në kufirin mes dy vendeve.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit rus Kursk.

“Pesë persona u vranë, mes tyre dy fëmijë. Por dy anëtarë të familjes janë në gjendje të rëndë”, tha guvernatori Alexei Smirnov përmes platformës Telegram.

Nuk ka ende një reagim nga ana e palës ukrainase mbi këtë sulm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›