E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë transferet e Mourinhos te Chelsea

Jose Mourinho e ka bërë listën e transfereve te Chelsea. Ish trajneri i Real Madridit thuhet se i ka kërkuar skuadrës londineze blerjen e pesë lojtarëve.

Mourinho ka kërkuar blerjen e dyshes sulmuese Dzeko dhe Jovetic. Në mesfushë është kërkuar blerja e yllit të Romës, Daniele De Rossi dhe mesfushorit të Shakhtar Donetsk, Fernandinho.

Në mbrojtje Mourinho e dëshiron yllin e portos, Elaquim Mangala. Mourinho poashtu thuhet se ka kërkuar rikthimin në skuadër të Romero Lukakut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›