E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Peshëngritësi Ertjan Kofsha fiton medalje ari në shkëputje dhe shpallet nënkampion i Evropës

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha fitoi medalje ari në shkëputje dhe u shpall nënkampion i Evropës në kampionatin U20-U23 që po zhvillohet në Raszyn të Polonisë.

Peshëngritësi shqiptar që garon në peshën deri 96 kg e nisi shkëlqyeshëm garimin e tij, duke zënë vendin e parë në shkëputje me 162 kg dhe duke marrë medalje ari.

Në shtytje Kofsha u ndal në peshën 192 kg, që i dha mundësinë të renditet i dyti dhe të siguronte medaljen e argjendtë.

Në përfundim të dygarëshit Ertjan Kofsha grumbulloi në total 354 kg, duke u shpallur nënkampion i Evropës.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›