E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peshëngritje: Një tjetër medalje për Shqipërinë, Ertjan Kofsha

Një tjetër rezultat i shkëlqyer i peshëngritjes shqiptare në arenën ndërkombëtare. Peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha ka marrë medaljen e Bronzit në Kampionatin Botëror për të rinj që po zhvillohet në Spanjë.

Kofsha ngriti 161kg në shkëputje dhe zuri vendin e tretë, ndërsa u rendit në vendin e 5-të në shtytje.

 Në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti në total 352kg, duke u renditur në vendin e pestë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›