Peshëngritje/Briken Calja zhgënjen në Europian, Erkand Qerimaj

Briken Calja zhgënjen në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë. Paraqitja e tij ishte shumë larg asaj që pritej, duke mos përfunduar asnjë nga provat në stilin e shkëputjes, ndërsa në atë të shtytjes nuk u paraqit. Në dy përpjekjet e para ai dështoi me peshën 151 kg, ndërsa në të fundit tentoi me 152 kg, por përsëri e njëjta paraqitje.
Ndërkohë, peshëngritësi tjetër shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili konkuroi në Baterinë B, në stilin e shkëputjes arriti të ngrejë 150 kg duke u renditur në vendin e pestë. Në stilin e shtytjes e mbylli garën në vendin e 11-të me 168 kg(vendi i 10-të në dygarësh me 318 kg).