E Enjte, 5 Nëntor 2026

Peshëngritje/Erkand Qerimaj kualifikohet për në Lojërat Olimpike

Një lajm i mirë për peshëngritjen shqiptare, Erkand Qerimaj ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbahen këtë verë. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Qerimaj në rrjetet sociale, i cili ka theksuar:

“Zyrtarisht i kualifikuar per Olimpiaden Tokyo 2020 per te perfaqesuar vendin tim,Shqiperine ! Pas 3 viteve Gara Kualifikuese , sakrifice dhe mund duke arritur te marr piket kualifikuese per kete kompeticion shume te rendesishem per te gjithe boten dhe per karrieren time ! Faleminderit gjithe qe me kan mbeshtetur dhe besuar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›