Peshkopi, automjeti përplas për vdekje kalimtaren, në kërkim autori
Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Peshkopi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Pazarit”, ku një një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi ka përplasur për vdekje një grua, kalimtare e rastit.
Viktima është identifikuar si shtetesja Vera Bunguri, 53 vjeç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë shoqëruar në komisariat edhe drejtuesin e mjetit, Nazif Lusha, 57 vjeç, i dyshuari si autor i aksidentit me pasojë vdekjen.