Peshkopi plagoset me arme 25-vjecari

Nje 25-vjecar eshte plagosur me arme zjarri mesditen e sotme ne qytetin e Peshkopise. Sipas informacioneve dy persona kane hapur zjarr ndaj 25-vjecarit Izet Kica dhe me pas jane larguar menjehere nga vendngjarja. Menjehere 25-vjecari eshte derguar ne spitalin e Peshkopise ku po merr edhe ndihmen mjekesore.
Nderkohe policia ka bere te mundur identifikimin e autoreve te ngjarjes dhe ka nisur punen per kapjen e tyre. Mendohet se shkak i plagosjes se 25-vjecari eshte nje sherr banal mes tij dhe autoreve te ngjarjes.