E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi vrane vjehrren arrest me burg per dy nuset

Gjykata e Peshkopisë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nuset që dy ditë më parë vranë vjehrrën e tyre, duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.

Nuset Xhemile dhe Hike Skuka kanë pranuar krimin përpara togave të zeza, por kanë deklaruar se e kanë vrarë vjehrrën e tyre, pasi 67-vjeçarja Naime Skuka ushtronte dhunë të  vazhdueshme ndaj tyre.

Xhemile dhe Hike Skuka pritet të dërgohen në Tiranë në burgun 313, ndërkohë që 6 fëmijët e tyre të mitur janë marrë nga dy bashkëshortët, të cilët janë kthyer nga Greqia pas lajmit për vdekjen e nënës së tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›