Peshku ton kap rekord të ri, në Japoni shitet plot 1.7 milionë dollarë
Japoni- Një peshk i kuq ton është shitur në Japoni për 155 milionë jen ose 1.7 milionë dollarë, pothuajse trefish nga çmimi rekord i vendosur vitin e kaluar.
Ofertat e larta tradicionalisht shënojnë ankandin e parë të vitit në tregun e peshkut në Tokio.
Blerësi, një pronar i dyqaneve zinxhir të sushit, Kiyoshi Kimura, i cili gjithashtu pagoi me çmim rekord vitin e kaluar, tha se kostoja ishte “pak e lartë”.
Shitja erdhi mes paralajmërimeve të vazhdueshme nga ambientalistët që rezervat e tonit janë pakësuar. Peshku peshonte 222 kg, 47 kg më pak se fituesi i çmimit të vitit të kaluar.
Çmimet nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht cilësinë ose madhësinë dhe janë më shumë të lidhura me publicitetin. Ankandi, i cili tregton miliona dollarë të produkteve të përditshme, është një destinacion popullor turistik i cili filloi në 05:00 me orën lokale. Çmimi ishte rreth $ 7,600 per kg..
Japonia konsumon më shumë se gjysmën e kapur në botë të peshkut ton. Shifrat e reja të publikuara të hënën pritet të tregojnë një rënie të vazhdueshme të rezervave të tij në Paqësor.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: