E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshngritje Godelli i 6-ti ne bote ne shkeputje por Calja me mire ne total

Garimi i sportisteve shqiptare ne Kampionatin Boteror te Te Rriturve qe po zhvillohet ne Paris ka vijuar te marten me dy sportistet meshkuj Daniel Godellin dhe Briken Caljen qe kane konkurruar ne grupin B te kategorise se peshes trupore deri ne 69 kg. Godelli ka dale i pari ne kete grup ne stilin e shkeputjes pasi ka ngritur me sukses 146 kg ne proven e trete pasi kishte bere te njejten gje edhe ne proven e pare me 140 kg dhe ne te dyten me 143 kg. Pesha 146 kg i ka dhene Godellit edhe vendin e 6-te ne renditjen e pergjithshme ne stilin e shkeputjes pas perfundimit te garimit edhe ne grupin A. Por paraqitja me vetem 165 kg te ngritura ne proven e pare te stilit te shtytjes pasi demtimi nuk i ka lejuar te vazhdoje me dy provat e tjera kane bere qe peqinasi te renditet i 32-ti ne bote ne klasifikimin e pergjithshem. Si rrjedhoje Godelli eshte renditur i 20-ti ne bote ne dygaresh me 311 kg duke qene 4 vende pas bashkeatdhetarit te ri Briken Calja. Ky i fundit nuk i ka ngritur dot 140 kg ne proven e pare por e ka bere kete ne te dyten duke vijuar te deshtoje ne proven e trete me 145 kg dhe duke u renditur i 16-ti ne renditjen e pergjithshme te kesaj peshe ne stilin e shkeputjes. Ndersa ne shtytje Calja ka deshtuar ne dy provat e para me 170 kg por ka guxuar ne te 3-ten me 172 kg duke ia dale ta ngreje me sukses dhe duke marre vendin e 20-te ne kete stil. 321 kg e ngritura ne total nje me teper sesa Godelli e kane renditur Briken Caljen te 16-in bote ne dygaresh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›