E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pësoi arrest kardiak duke drejtuar biçikletën, humb jetën 57-vjeçari në Fier

Një 57-vjeçar ka humbur jetën teksa drejtonte biçikletën e tij në Fier. Mësohet se ai ka pësuar arrest kardiak.

“Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”,  shtetasi 57 vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën”, thuhen në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›