Peticion kunder prishjes se piramides

Studiuesi Artani Lame nje nga iniciuesit e ketij peticioni thote se vendimi i qeverise per prishjen e kesaj godine shkel ligjin per trashegimin kulturore.
Kryeministri Sali Berisha duhet te respektoje ligjin per trashegimi kulturore dhe planet rregulluese qe jane ne fuqi. Kerkojme prej qeverise qe deri ne ndjekjen e ketyre procedurave ta pezulloje vendimin per prishjen e godines dhe te marre masa per te ruajtur kete situate tha Lame.
Arkitekti Artan Shkreli sqaron se te gjithe arkitektet dhe urbanistet shqiptare dhe te huaj e kane vleresuar piramiden si nje godine te rendesishme te qendres se metropolit shqiptar.
Ky objekt eshte nga me cilesoret prodhuar ne kohen e regjimit. Heqja e piramides do te krijonte nje boshllek te jashtezakonshem ne mozaikun e bulevardit tha Shkreli.
Arkitektet jane shprehur se ky vendim eshte teresisht ne kundershtim me ligjin por edhe me kerkesat e europianeve ndaj shqiptareve te cilet e kane cilesuar godinen e piramides si nje nder vendet qe duhet te vizitohet.
Liberalizimi i vizave nuk duhet te jete vetem ne pasaporte por edhe ne mendjet tona. Komuniteti evropian nuk do prishjen e kesaj ndertese tha Shkreli.
Vendimi per prishjen e piramides ka shkaktuar mjaft debate mes politikaneve dhe arkitekteve ku fjala e ketyre te fundit duket se nuk ka patur shume peshe.
Ceshtja e piramides po e ndan opinionin shqiptar ne te marre dhe te mencur dhe kjo ndarje ka treguar se te mencurit qenkan me shume se te marret ne kete vend tha Lame.