E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peticioni kundër ligjit për amnisti, mblidhen 12 564 firma

Rreth 12 mije e 564 nënshkrime u grumbulluan në peticionin e organizuar nga shoqëria civile, kundër ligjit për amnistinë që u miratua në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së enjte.

Ilir Deda, drejtori i KIPRED-it, pohoi se për më pak se pesë ditë u mblodhën mbi 13 mijë nënshkrime, ndërsa tha se nënshkrimet e mbedhura do ti dërgohen javën e ardhshme presidentes së Kosovës Ahtifete Jahjaga dhe autoriteteve ndërkombëtare. Sipas tyre procesi i votimit, ka qenë jodemokratik në Kosovë.

Javën e ardhshme shpresojmë se do ta dërgojmë peticionin tek presidentja e Republikës së Kosovës, pastaj do tiu drejtohemi Kuvendit të Kosovës. Do tu shkruajmë çdo Komisioni për Punë të Jashtme të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, vet Parlamentit Evropian. Do ti shkruajmë Komisionit për Punë të Jashtme të Kongresit të ShBA-ve dhe çdo organizate ndërkombëtare e cila merret me sundim të ligjit, drejta të njeriut, për vendosjen e rendit dhe ligjit në shtetin tonë, ka pohuar ai.

Ish-këshilltari i presidentes, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit, ai tha se nënshkrimi i mbi 12 mijë qytetarëve vlen më shumë se ato të 91 deputetëve.

Fisnik Korenica, drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime Juridike, ka bërë të ditur se ligjin për Amnisti e kundërshtojnë mbi 30 organizata të shoqërisë civile. Ndërsa e ka quajtur miratimit e tij, jodemokratik.

Sipas tij ligji vjen në kohën më të papërshtatshme kur Kosova është në fazën e fillimit të negocimit të MSA-së dhe në mesin e një procesi të liberalizimit të vizave

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›