E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrich, porosi për luftë ndaj korrupsionit

Ish i dërguari i Bashkimit Europian për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petrich, u ka bërë thirrje institucioneve kosovare që ta luftojnë korrupsionin.

Petrich ka deklaruar se Kosova ka nevojë për një qeveri të pastër dhe për politikanë që besojnë në rend dhe ligj, që, sipas tij, do të bënte që BE’ja dhe EULEX’i të ndihmojnë më shumë.

Në një intervistë për BBC’në, Petrich i bëri thirrje elitës politike në Kosovë që të marrë barrën e luftës ndaj kësaj dukurive negative. Ai tha se sa më pozitiv që të jetë imazhi i vendit aq më shumë rriten gjasat që ai të njihet ndërkombëtarisht në botë.

Duke folur për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Petrich tha se të dyja palët duhet të lëvizin për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij, të dyja palët duhet të gjejnë një kompromis dhe atë t’ia propozojnë BE’së nëse duan t’i bashkohen asaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›