E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrit Lici heq dore nga lirimi me kusht

Tirane - I penduari i Bandes se Lushnjes, Petrit Lici, i ka dhene fund procesit gjyqesor ndaj lirimit te tij. Ndersa dje do te zhvillohej seanca e radhes ne ngarkim te tij, Lici kishte paraqitur nje kerkese ne gjykate, ku edhe kerkonte pushimin e ceshtjes. Kjo gje eshte vendosur me pas edhe nga ana e gjykates. Pas dy seancave te para gjyqesore, ne te cilat nuk ishte paraqitur pa asnje arsye, dje Lici ka nderruar mendje, duke kerkuar qe te mos shqyrtohej kerkesa e tij per lirimin me kusht. Nuk ka dhene asnje arsye perse kerkonte mos shqyrtimin e saj, por ceshtja eshte mbyllur dje nga gjykata. Nje nga arsyet dyshohet te kete qene fakti qe te penduarit te Bandes se Lushnjes i kane mbetur vetem disa dite burg per te shlyer, duke evituar ne kete menyre edhe berjen publike te lirimit te tij. Lici me daten 13 maj te ketij vitit ka depozituar ne Gjykata te Tiranes kerkesen per lirimin e tij me kusht. Dosja mbante numrin 837 dhe po shqyrtohej nga ana e gjyqtares Fatmira Hajdari. Licit i kane mbetur vetem pak dite heqje lirie per te shlyer pas denimit te dhene nga ana e Gjykates se Apelit per Krime te Renda, e cila e denoi ate me 7 vjet heqje lirie. Edhe pse kerkoi nga gjykata lirimin e tij me kusht, pasi ka qene nje nga bashkepunetoret e drejtesise, i cili ka shkaterruar dhe denuar nje bande me te gjitha deklarimet e tij, ai ka vendosur te kthehet mbrapsht. Lici perfitoi statusin e te penduarit te drejtesise, pas rrefimit te te gjitha bemave te kryera nga "Banda e Lushnjes", ne krye te se ciles qendronte Aldo Bare.

1 muaj burg per te shlyer i ka mbetur te penduarit te Bandes se Lushnjes. Ky i fundit pritet qe te largohet nga vendi yne dhe te bashkohet me familjen e tij, e cila eshte ne mbrojtje nga shteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›